Uran Ismaili kritikon qeverinë për vaksinat anti-Covid

Uran Ismaili kritikon qeverinë për vaksinat anti-Covid

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar pas deklarimeve të Qeverisë se ka siguruar 500 mijë vaksina kundër COVID-19 nga kompanitë Pfizer dhe BioNtech, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Ismaili ka shkruar se është e dhimbshme që qytetarët e shteteve të rajonit kanë nisur vaksinimin kundër Coronavirusit, e qytetarët e Kosovës ende nuk dinë nëse do t’i marrin vaksinat këtë vit apo jo.

Ai më pas ka thënë se alarmante përgjigja e kompanisë Pfizer-BioNTech për mediat kosovare se ende nuk kanë një marrëveshje të nënshkruar me Kosovën për vaksinën anti-Covid, edhe për kundër  faktit që qeveria në detyrë Hoti ka thënë se vaksinat tashmë janë siguruar.

Isamili ka kërkuar që qeveria të del urgjentisht me sqarime rreth çështjes në fjalë dhe të na tregojë të gjithëve se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë dhe a ka një marrëveshje të nënshkruar./Insajderi.com