Uran Ismaili me vajzën dhe gruan pozitiv me Covid-19

Uran Ismaili me vajzën dhe gruan pozitiv me Covid-19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, njofton Insajderi.

Ismaili përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se pas disa simptomave që i janë shfaqur vajzës së tij Umas, ai dhe gruaja e tij së bashku me vajzën e kanë kryer testin për Covid dhe kanë rezultuar pozitiv.

Isamili më pas ka treguar se pas lajmit se janë pozitivë, janë izoluar dhe do të qëndrojnë të mbyllur derisa ta kalojnë tërësisht këtë përballje me virusin.

Në fund Ismaili ka apeluar te qytetarët që t’I respektojnë udhëzimet anti-Covid./Insajderi.com