fbpx

Urime Kamenicë – doktoratura e një qytetari, urohet nga kryetari dhe televizioni lokal

Urime Kamenicë – doktoratura e një qytetari, urohet nga kryetari dhe televizioni lokal

Komuna e Kamenicës ka një gëzim të madh sot. Një qytetar i saj, Faruk Ajeti ka doktoruar në Universitetin e Vjenës. Kjo arritje e Ajetit ka bërë që kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati të ndjehet krenar, shkruan Gazeta Insajderi.

“Vullneti dhe puna juaj na bëjnë të gjithëve të ndihemi krenarë”, ka shkruar Kastrati.

Përveç gëzimit të Kastratit edhe mediat lokale në Kamenicë kanë uruar për doktorimin e Faruk Ajetit.

“Pas gjashtë vitesh hulumtimi intensiv dhe pune kërkimore, Faruk Ajeti ka mbrojtur temën doktoratës në Institutin e Shkencave Politike të Universitetit të Vjenës “Politika Austriake në Kosovë 1986-1999”. Për punën e tij hulumtuese në këtë fushë të veçantë, ai është vlerësuar nga komisioni i profesorëve me titullin më të lartë studentor universitar “Summa Cum Laude” (Student i Dalluar)”, shkruan Tv Kamenica”.

Tutje në shkrimin e Tv Kamenicës tregon edhe për arritjet e tjera jetësore të qytetarët të sapo doktoruar.

“Faruk Ajeti është Sekretar i Parë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri dhe është fitues i bursës post-PhD nga Austrian Marshall Plan Foundation për një vit akademik 2019/20 në një nga universitetet më prestigjioze në botë, përkatësisht atë në Johns Hopkins University, Paul H. Nitze School of Advanced International Studies (SAIS), në Washington, DC”, thuhet tutje në shkrimin e kësaj medie lokale.

Sipas Tv Kamenicës, Faruk Ajeti është shqiptari i vetëm nga Kosova që ka arritur të marr një bursë të tillë akademike.

“Ai është shqiptari i vetëm nga Kosova që ka arritur të fitoj një bursë të tillë akademike. Fushat e interesit të tij shkencor janë politika e jashtme dhe diplomacia, marrëdhëniet ndërkombëtare, politika e jashtme e Unionit Evropian dhe e shteteve anëtare, teoritë politike. Ai është aktiv edhe me artikuj dhe analiza të kohëpaskohshme në mediumet kosovare dhe austriake”, ka shkruar Tv Kamenica. /Insajderi.com