Urime Kosovë!

Urime Kosovë!

Në këtë ditë të veçantë për Kosovën shumë figura publike e uruan Pavarësinë përmes rrjeteve sociale dhe shprehen emocionet e tyre për këtë ditë të rëndësishme, njofton Insajderi.

Shpallja e Pavarësisë ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për kombin shqiptar dhe qytetarët e Kosovës.cPor me 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Shkurte Fejza, zëri i së cilës bashkoi shqiptarët kudo me “Xhamadani Vija Vija”, uron ditëlindjen e Kosovës, përmes një fotografie të postuar në rrjetin social Instagram me vajzën e saj Gresa Behlulin.  ”Unë bija jote,Kosovë. Urime dita e Pavarësisë!”, shkruan ajo.

View this post on Instagram

 

A post shared by Shkurte Fejza (@shkurte.fejza)


Po ashtu edhe këngëtari Ermal Fejzullahu zgjodhi që ditën e Pavarësisë ta urojë në një mënyrë të veçantë, duke mos harruar të përmend ushtrinë e UÇK-së.

Ai publikoi disa foto me ish-ushtarët e UÇK-së, ndërsa shkruan me fjalë se falë tyre ne sot gëzojmë lirinë, por nuk harron ta përmend Gjykatën Speciale.

“Urime. Ju jeni simbol i sakrificës, ju jeni luftëtarë të së vërtetës, ju jeni dëshmorët e lirisë, ju keni nderin e kombit. Falë jush ne sot gëzojmë lirinë. Turp për ata që i gëzohen gjykatës speciale”, ka shkruar Ermal Fejzullau.

Përmes një postimi në Instagram, Bes Kallaku, ka uruar Kosovën me urimin e veçantë për bashkimin kombëtar. ”Urime Kosovë! U bofsh Shqypni”, shkruan ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

Edhe bashkëshortja e aktorit, Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj ka ndarë një postim ku uron që shqiptarët kudo të jeni gjithmonë të bashkuar. “Urime ditën e bekuar të Pavarësisë̈ së Kosovës të gjithë̈ Shqiptarëve kudo që ndodhen. Qofshim gjithmonë̈ të bashkuar”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca përmes një postimi ku shihet me plis në kokë dhe me flamurin shtetëror, uroi këtë ditë. “Gëzuar Pavarësinë, Kosova jonë!”, ka shkruar ajo.

Luana ndau edhe pamje nga një prej koncerteve të saj, që e kishte mbajtur viteve të kaluara, pikërisht me rastin e Pavarësisë.

Si Luana edhe Yllka Kuqi ndau një fotografi të sajën ku shihet më plis në kokë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi)

Gazetari dhe moderatori i njohur, Blendi Fevziu ka ndarë një postim në Instagram, që përmbledh disa nga momentet e përbashkëta më historike të shqiptarëve. “Gëzuar 13 vjetorin e pavarësisë Kosovë”, shkruan ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Moderatorja, Alban Osmani në një postim në Instagram u shpreh se Kosova është gjaku ynë.

“Gëzuar DARDANI,13 vite e lirë toka e të pareve, shqiptarë! KOSOVË je zemra jonë, je toka jonë ku lulëzojnë lule e rriten fëmijë me gjuhën Shqipe dhe traditat Shqipe e me zemrën si Nena Terezë, permbi gjithcka KOSOVË je gjaku ynë. Festojmë sot me ty gjithë shqiptaria!”, ka shkruar Osmani

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1)

 

Edhe Tayna, në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka uruar këtë ditë.

Ajo urimin e saj e ka shoqëruar më obeliskun “NEWBORN”,po ashtu edhe shkrimin “Urime 13 vjet shtet”.

Artistja kosovare, Dafina Zeqiri, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës në 13-vjetorin e saj si shtet i pavarur.

Ajo përmes një postimi në Instagram, ka uruar këtë ditë duke e shoqëruar me një foto të saj me përkrenaren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu.

Ajo ka shkruar “Urime Kosovë 17 shkurti”.

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka uruar Kosovën për 13 vjet shtet.

“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! Kurrë nuk do ta harroj momentin kur e shikoja në TV duke ndodhur derisa po jetoja në Prishtinë. Drithërima, drithërima, drithërima të energjisë së qytetit! E paharruar… Krenare që po shoh sa shumë kemi arritur dhe sa larg mund të shkojmë!”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Këngëtari Alban Skënderaj, ka ndarë një foto me simbolin e demokracisë , ku në sfond shihet flamuri shtetëror. “Gëzuar K💛S💙VË“, shkruan ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

Lorik Cana, ka uruar Kosovën nëpërmjet një fotoje me përshkrimin: “Urime të gjithë Shqiptarëve 13 vjetorin e pavarësisë së KOSOVËS … Rrnofsh sa Malët tona dhe sa më shpejti aty ku dojmë ne ❤️🖤 🇽🇰 🇦🇱“.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana)

Vesa Luma ka kujtuar momentin kur ka performuar në ditën e shpalljes së pavarësisë.Kisha fatin të këndoj në atë nate të ftoftë e me acar – por ngrohtësia, e pesha e ndjenjave të përziera, të qenit pjese e historisë tejkaloi çdo gjë!”, shkroi ajo ndër të tjerash.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

Edhe reperi Getoar Selimi uroi pavarësinë, duke publikuar një foto që simbolizon bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. “Urime Kosovë, zemra e Shqipërisë”, përshkruan ai postimin.

Sidrit Bejleri si shumë të tjerë, publikoi një fotografi që simbolizon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.  “Dardani & Shqipëri, jemi Nji, Kuq e Zi. Gëzuar Dardani!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by sidritbejleri (@sidritbejleri)