fbpx

“Urime Viti i Vjetër” – Shuki nesër me Stand Up Komedi në ASK

“Urime Viti i Vjetër” – Shuki nesër me Stand Up Komedi në ASK

Është komedi që premton një ecje kronologjike përgjatë vitit 2017 nga perspektiva personale e Shukit, pa harruar asnjëhere gajlet e tij për Kosovën.

Komediani dhe autori e moderatori i emisionit ‘ME SHUKIN’ përmbyllë këtë vit me stand-up komedinë e titulluar ‘URIME VITI I VJETËR’.

Duke aluduar që pak ka ndërruar këtë vit dhe viteve të fundit, Shuki ka përgaditur një material që premton një ecje kronologjike përgjatë vitit 2017 nga perspektiva personale.

“Është material personal. Flet për sfidat e mija personale, pa harruar asnjëhere gajlet e mia për Kosovën”, ka thënë ai.

“URIME VITI I VJETËR” është komedia e dytë e Shukit në vitin 2017. E para u mbajt muaj më parë në HAMAM JAZZ BAR dhe ka trajtuar eksperiencën personale të Shukit me varshmërinë dhe organet e rendit.

URIME VITI I VJETËR, mbahet në Amfiteatrin e American School of Kosova në Prishtinë, me datë 21 Dhjetor, nga ora 20:30./Insajderi.com