Kurti uron bashkë partiakët, thotë se vatra e patriotizmit është Kamenica

Kurti uron bashkë partiakët, thotë se vatra e patriotizmit është Kamenica

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar Shpend Ahmetin, Mytaher Haskukën dhe Qëndron Kastratin për fitoret e tyre në Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shumë sfida e beteja i presin në të ardhmen, që do të thotë se edhe shumë fitore e suksese të reja.

Ndërt tjerash Kurti ka shkruar se vatra e patriotizmit është Kamenica, komunë kjo e cila ka zgjedhur fitues Qëndron Kastratin.

“Tash, vazhdimit të qeverisjes me kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, po ia shtojmë fillimin e qeverisjes me kryeqytetin e kulturës dhe historisë sonë, Prizrenin, dhe, me vatrën e patriotizmit e bujarisë, Dardanën”, ka shkruar Kurti.

 

Kurti postimin e tij e ka vazhduar duke thënë se “shumë sfida e beteja na presin në të ardhmen, që do të thotë se edhe shumë fitore e suksese të reja. Fituam, sepse me mendje dhe me zemër. Sepse për qytetarin në komunë. Sepse për komunën te qytetari”. /Insajderi.com