I konsideruar nga kryeministri Rama si “vëllai i madh” një mesazh urimi për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë ka ardhur dhe nga Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Urimi i Erdoganit për Festën e Flamurit

Presidenti Erdogan mesazhin ja ka dërguar homologut të tij, Kreut të Shtetit shqiptar Ilir Meta. Në mesazh Erdogan flet për marrëdhënie miqësie dhe vëllazërie, të mbështetura në historinë e përbashkët mes Shqipërisë e Turqisë.

Për më tepër lexoni mesazhin e sjellë nga Presidenti turk në ditën e pavarësisë

“Ne i kushtojmë një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe që burojnë nga lidhjet e miqësisë dhe të vëllazërisë të mbështetura në historinë tonë të përbashkët. Janë për t’u vlerësuar sukseset e vendit tuaj në integrimin evropian dhe në zhvillimin ekonomik. Ne e ndjekim me kënaqësi kontributin e këtyre sukseseve, si për vendin Tuaj ashtu edhe për stabilitetin në Ballkan.”