Urimi i pazakontë i kryeministrit belg për Haradinajn

Urimi i pazakontë i kryeministrit belg për Haradinajn

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që prej se Ramush Haradinaj është emëruar në krye të Qeverisë së Kosovës, si kryeministër. Në ditët e para pas emërimi kryeministër, Haradinaj mori urime të shumta për këtë emërim.

Por, një homolog i Haradinajt e ka vonuar shumë urimin për të. Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel i ka dërguar sot Haradinajt një telegram urimi.

Ndonëse me dy muaj vonesë, Charles e përgëzon kryeministrin e Kosovës për emërimin e tij në postin e shefit të ekzekutivit.

“Në emër të Qeverisë së Belgjikës, ju dëshiroj sukseset më të mira, veçanërisht në konsolidim të institucioneve, të sundimit të ligjit dhe të zhvillimit ekonomik të Kosovës, poashtu në fuqizimin e stabilitetit të shtetit tuaj”, thuhet në telegramin e kryeministrit belg.

Michel ka thënë se Belgjika shpreson që Kosova të bëjë progres në thellimin e marrëdhënieve me BE-në.

“Belgjika, poashtu, shpreson që Kosova do të vazhdojë të shënojë progres në thellimin e marrëdhënieve më të ngushta me Bashkimin Evropian”, ka thënë Michel.