Futbollisti shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri ka uruar ndjekësit e tij shqiptarë për ditën e pavarësisë së Shqipërisë, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Mesfushori shqiptar i cili përfaqëson Zvicrën, Xherdan Shaqiri, ka uruar Ditën e Flamurit të Shqipërisë në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
“Gezuar ditën e pavarësisë Shqipëri… Happy Independence Day Albania”, ka shkruar futbollisti i Stoke Cityt në Instagram.
Shaqiri përfaqëson Zvicrën në futboll, mirëpo shpeshherë ka gjetur kohë të urojë shqiptarët për festat kombëtare apo ato fetare. /Insajderi.com