Uruguaji eliminohet nga Kupa e Amerikës

Uruguaji eliminohet nga Kupa e Amerikës

Uruguaji i dha lamtumirën Kupës së Amerikës me fitore. Të besuarit e Oscar Tabarez triumfuan 3-0 ndaj Xhamajkës në sfidën e fundit të Grupit C.

Hernandez shënoi në minutën e 21 për t’i dhënë epërsinë fillestare uruguajianëve, ndërsa në pjesën e dytë epërsia u dyfishua falë autogolit të Watson. Kur pritej që ndeshja të përfundonte në shifrat 2-0, Carujo Diaz shënoi edhe golin e tretë.

Pavarësisht kësaj fitoreje, Uruguaji është eliminuar nga Kupa e Brazilit, duke qenë emri i dytë i madh që lë këtë kompeticion pas Brazilit. Ndërkohë Xhamajka e mbyll aventurën në Shtetet e Bashkuara me 0 pikë dhe asnjë gol të shënuar, ndërsa ka pësuar 6 të tilla. / Top Channel