Ushqimet e pasigurta në Shqipëri

Ushqimet e pasigurta në Shqipëri

Konsumatori shqiptar vazhdon të përballet me produkte ushqimore të pasigurta. Stina e nxehtë nxjerr më shumë në pah problematikën ushqimore.

Hasan Stafa ka 20 vjet që merret me mbrojtjen e konsumatorit dhe rrjedhimisht është përballur me ankesa nga më të ndryshmet.

“Për helmime ushqimesh, për ndotje uji, për produkte që skuqen në rrugë, për tregjet e pakontrolluara në gjithë Shqipërinë”, shpjegon Stafa.

Konsumatori duhet të ketë parasysh këto rregulla: “Datë skadence, përmbajtje dhe kushtet e ruajtjes”.

Qendra që zoti Stafa drejton është si urë lidhëse mes konsumatorit dhe institucioneve që kanë për detyrë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Të rinjtë veçanërisht duken më të ndërgjegjësuar.

Ne si konsumatorë duhet të shohim datën e skadencës dhe kushtet në të cilat ruhen produktet. Nëse shfaqen probleme shëndetësore, duhet të marrim menjëherë ndihmën mjekësore, por të ruajmë produktin dhe kuponin tatimor, në mënyrë që t’i drejtohemi më pas institucioneve që të merren masa ndaj personave që tregtuan këto produkte.