Ushqimet kryesore për shëndetin e mëlçisë që do të ju ndihmojnë të përmirësoni shëndetin e të rrisni jetëgjatësinë

Ushqimet kryesore për shëndetin e mëlçisë që do të ju ndihmojnë të përmirësoni shëndetin e të rrisni jetëgjatësinë

Mëlçia është një prej organeve jetike për shëndetin e përgjithshëm të trupit të njeriut. E thënë në mënyrë simbolike, ky organ mban frerët e pushtetit në organizmin tonë.

Ekspertët thonë se ky organ kryen rreth 500 funksione të ndryshme për organizmin tonë, e mes tyre disa prej më të rëndësishmeve janë:

Prodhimi i lëngut të tëmthit që pastron organizmin nga mbetjet dhe shpërbën yndyrnat në zorrën e vogël gjatë tretjes.

Prodhon proteina të caktuara për plazmën e gjakut dhe e pastron atë.

Në mëlçi kalon 1500ml gjak\minutë dhe gati 1\3 e sasisë së plotë të gjakut në qarkullim.

Depoziton hekur

Prodhon kolesterol dhe proteina që ndihmojnë në shpërndarjen e yndyrnave në trup.

Për të mirëmbajtur këtë organ të rëndësishëm në gjendje më të mirë, pavarësisht toksinave që konsumojmë secilën ditë, janë disa ushqime kryesore që do të pastrojnë atë dhe do të përmirësojnë funksionimin e saj.

Argjinarja
Argjinarja ndihmon në tretjen e yndyrnave, rivendos ekuilibrat e aciditetit në stomak dhe ushqen kockat me magnez, kalçium dhe vitaminë C. Argjinarja përmban cinarinë e cila ndihmon mëlçinë të prodhojë lëngjet e tëmthit. Ajo përmban edhe sulfur që ushqen mëlçinë dhe parandalon formimin e gurëve në fshikëzën e tëmthit.

Lakra e Kuqe
Lakra e kuqe përmban polifenolë, vitaminat A dhe C dhe elementë që luftojnë inflamacionin, sidomos atë në stomak. Vitamina C dhe sulfuri largojnë toksinat nga trupi dhe e bëjnë mëlçinë më të fortë. Për më tepër, antioksidantët tek lakra e kuqe luajnë një rol kyç për pastrimin e mëlçisë.

Çaji i Lulerradhiqes
Çaji i luleradhiqes përmirëson funksionin e mëlçisë dhe lehtëson lirimin e toksinave nga trupi. Vetitë e saj antioksidante zvogëlojnë rrezikun nga formimi dhe përhapja e qelizave të dëmshme në trup. Çaji i luleradhiqes përmirëson funksionin e mëlçisë dhe lehtëson lirimin e toksinave nga trupi. Vetitë e saj antioksidante zvogëlojnë rrezikun nga formimi dhe përhapja e qelizave të dëmshme në trup.

Sallatat e Gjelbra
Kale, lakrat e vogla dhe ato të mëdha janë perime të plotfuqishme me sasi të mëdha të sulfurit që i jep mbështetje mëlçisë gjatë misionit të saj detoksifikues. Lulerradhiqja është një tjetër barishte e rëndësishme që stimulon organet tretëse dhe përmirëson rolin e mëlçisë.

Limoni
Kjo agrume është e pasur me shumë vitaminë C. Për të mirën e mëlçisë ju mund të pini në mbrëmje 200 ml ujë të ngrohtë të përzier me lëngun e një limoni. Kjo pije do ju ndihmojë të pastroni mëlçinë dhe të eliminoni toksinat e mbetjet e ndryshme ushqimore. Kura duhet konsumuar për 21 ditë me rradhë./Insajderi.com