Ushqimet që ju nevojiten për këto ditë të ftohta

Ushqimet që ju nevojiten për këto ditë të ftohta

Në stinën e dimrit  perimet dhe frutat janë  ushqime ende disi të kufizuara

Ja disa perime që janë të stinës apo që mund të mirëmbahen edhe në dimër dhe na sigurojnë vlera ushqimore më të larta se ato që janë jashtë stine dhe me pak ngarkesë në pesticid!

PERIMET :

Kungull dimri i verdhë: me të mund të përgatisni ëmbëlsira, byrek, kek, supë.

Presh: mund të përgatisni byrek me miell misri, gjelle me mish apo me pule, sallatë,supë apo dhe peshk në furrë me pak karotë.

Karota: mund të përgatisni sallatë, supë, ëmbëlsira etj.

Lakër dhe lakër brukseli: mund të përgatisni gjellë, turshi, sallatë.

Qepë: mund të përgatisni sallatë, byrek, supë, gjellë, tavë.

Patate: mund të përgatisni pure, sallatë, supë, gjellë.

Panxhar: mund të përgatisni sallatë, pure, supë, turshi

FRUTA TË THATA:

Frutat e thata janë produkte kryesisht të vjeshtës, por edhe në stinën e dimrit kanë një cilësi shumë të mirë, ndaj dhe mund të gjenden më lehtë ato të vendit. Këshillohet të blihen me lëvoren e tyre pasi është mënyra më e mirë për të ruajtur vlerat ushqimore dhe për të shmangur marrjen e mykut apo të baktereve që kanë prirje të zhvillohen kur ato janë pa lëvore dhe nuk ruhen në kushtet e duhura.

Ulliri është një produkt që është në cilësinë e tij më të mirë dhe që nuk duhet të mungojë nga tryeza burimi më i mirë i acideve yndyrore.

FRUTA

Këtu kemi pak kufizime, ndaj dhe do të duhet të përdorim fantazi për të përdorur mënyra të ndryshme konsumimi.

Mollë: komposto, lëng, ëmbëlsira apo kek

Ftonj: komposto, ëmbëlsira

Kivi: në ëmbëlsira

Agrume: ëmbëlsira dhe lëng