Ushqimet të cilat lehtësojnë simptomat e astmës

Ushqimet të cilat lehtësojnë simptomat e astmës

Astma është një sëmundje kronike inflamatore, e karakterizuar nga simptoma të përsëritura dhe të kthyeshme, që shoqërohen me ngushtim të fortë të rrugëve të frymëmarrjes. Simptomat e zakonshme të saj përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, kollitje, ngushtim kraharori Astma është një sëmundje kronike inflamatore, e karakterizuar nga simptoma të përsëritura dhe të kthyeshme, që shoqërohen me ngushtim të fortë të rrugëve të frymëmarrjes. Simptomat e zakonshme të saj përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, kollitje, ngushtim kraharori.

Nuk ka ndonjë dietë që mund të eliminojë simptomat e astmës. Megjithatë, mund të ndërmerrni disa hapa për t’i lehtësuar ato:

Mbani një peshë normale të trupit: Të qenët mbipeshë mund të përkeqësojë simptomat e astmës. Edhe nëse humbisni shumë pak peshë mund të përmirësohen simptomat. Përpiquni të ushqeheni sa më shëndetshëm për të mbajtur një peshë normale të trupit.

Hani sa më shumë fruta dhe perime. Frutat dhe perimet janë të pasura në antioksidues si beta karotene dhe vitaminat C dhe E, që mund të ulin ënjtjen dhe irritimin e mushkërive të shkaktuara nga kimikatet që dëmtojnë qelizat, të njohura si radikalet e lira.

Shmangni ushqimet që nxisin alergjinë: Astma rrit rrezikun që të keni alergji nga disa ushqime. Dhe reaksionet alergjike ndaj ushqimeve mund t’i përkeqësojnë simptomat e astmës. Te disa njerëz, stërvitja pas ngrënies së një ushqimi që u shkakton alergji mund të shfaqë simptoma të astmës.

Merrni vitaminë D. Njerëzit që vuajnë nga astma mund të kenë nivele të ulëta të vitaminës D. Qumështi, vezët dhe peshku përmbajnë vitaminë D. Qëndrimi në diell ju ndihmon të rrisni nivelet e vitaminës D.

Shmangni ushqimet e konservuara. Ushqimet e konservuara mund të përkeqësojnë simptomat e astmës.

Pakësoni gjithashtu kripën dhe konsumoni ushqime të pasura në yndyra të pangopura, si frutat e thata dhe farat (të pasura me acide yndyrore omega 3) për të lehtësuar simptomat e astmës.

Ushqimet nuk do të kurojnë astmën. Megjithatë, duke balancimi në ushqim mund të përmirësoni simptomat dhe shëndetin.