Ushtarët e Republikës së Kosovës vlerësohen lartë nga Garda nacionale e Iowa-s

Ushtarët e Republikës së Kosovës vlerësohen lartë nga Garda nacionale e Iowa-s

Ushtarët e Republikës së Kosovës janë vlerësuar lartë nga Garda nacionale e Iowa-së, gjatë prezantimit të rregullt vjetor të gjendjes së kësaj Garde, njofton Insajderi.

Gjenerali Benjamin Corell ka prezantuar edhe koordinimin me FSK-në për kontributin e ushtarëve kosovarë në misionet e paqes në Lindjen e Mesme.

Zbarkimi i parë i FSK-së së bashku me ushtarët e SHBA-ve në një mision jashtë shtetit u cilësua si përparim i Kosovës nga konsumues i sigurisë drejt kontribuesit për siguri në botë, raporton Koha.

Partneriteti në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Ioëa-së e ka zanafillën në bashkëpunim ushtarak por është zhvilluar edhe në shumë fushat tjera si arsim, kulturë, ekonomi, etj. /Insajderi.com