Ushtaret kufitare të Ukrainës filmohen me të brendshme, videoja bëhet virale

Ushtaret kufitare të Ukrainës filmohen me të brendshme, videoja bëhet virale

Një video e publikuar në internet ka shkaktuar bujë të madhe në opinion ukrainas, kjo për faktin se në të shfaqen ushtaret kufitare të Ukrainës në të brendshme duke vallëzuar nën tingujt e muzikës së këngëtarit jugkorean Psy – Gentleman.

Vajzat që vallëzojnë të veshura vetëm me të brendshme janë pjesë e ushtrisë kufitare. Ajo janë filmuar gjatë një ahengu të organizuar jashtë detyrës që u mbajt në territorin ku ato operojnë, në fshatin Orshanets në rajonin Cherkasy, transmeton Telegrafi. Megjithatë disa prej tyre kishin veshur gjysmën e uniformës me të cilën i shërbejnë atdheut, por videoja u filmua disa ditë më parë dhe u publikua në internet dhe për pak minuta u shpërnda në masë të madhe. Kjo video dhe veprimet e tyre nuk janë pritur mirë nga qytetarët, që kritikuan ashpër vajzat të cilat sipas tyre do të duhej të ishin shembull për të tjerët e jo të bëjnë gjëra të tilla në ahengje.

Нове обличчя кордону, прикордонниці після урочистостей пішли в запал))

Нове обличчя кордону, прикордонниці після урочистостей пішли в запал))Надіємося, що наші прикордонниці такого не роблять))Це відео з Оршанця, але придивіться, є чутки, що дівчата служили й в Мостах))Вподобай Підслухано в Великих Мостах, щоб знати всі новини Великомостівської ОТГ!

Gepostet von Підслухано в Великих Мостах am Sonntag, 17. Juni 2018