Ushtarët turq i ndihmojnë të moshuarit në kohën e izolimit

Ushtarët turq i ndihmojnë të moshuarit në kohën e izolimit

Ushtarët turq kanë ofruar ndihmë për personat e moshuar pasi ata nuk kanë të drejtë të largohen nga shtëpitë si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Grupet për ndihmë sociale janë themeluar për të ofruar ndihmë për të moshuarit që kanë nevojë për plotësimin e nevojave ditore. Ata tashmë mund të thërrasin në një numër emergjent në rastet kur kanë nevojë për diçka.

Njëri nga personat që e shfrytëzoi këtë mundësi ishte Cerkez Tarhan, 73-vjeçar, nga provinca lindore e Vanit, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Ushtarët turq shkuan në shtëpinë e tij për t’i dërguar furnizime me ushqim. Ata madje i ndihmuan edhe në çarjen e drunjve.

Ministri i brendshëm turk tha javën e kaluar se personat mbi moshën 65-vjeçare që vuajnë nga sëmundjet kronike nuk kanë të drejtë të largohen nga shtëpitë si pjesë e masave kundër koronavirusit.

Ndryshe, në Turqi deri më tani janë regjistruar mbi 7400 raste të koronavirusit, ndërsa 108 persona kanë vdekur.