Ushtarët zviceranë këndojnë këngën “Xhamadani vija vija”

Ushtarët zviceranë këndojnë këngën “Xhamadani vija vija”

Gjatë një udhëtimi me makinë, disa ushtarë zviceranë këndojnë në mënyrë të egër himnin e shqiptarit të madh “Xhamadani vija vija”.

Kjo video ka qarkullon në rrjetë sociale ku ka marr reagime të shumta.

Ushtarët e rinj me uniformë ishin duke shkuar në një parti, derisa këndojnë, përplasen, festojnë me këngën në gjuhën shqip, shkruan “Blick”, transmeton Insajderi.

Një video tregon se si burrat këndojnë me zell të madh himnin e madh shqiptar “Xhamadani vija vija”. Kënga kjo e cila ka të bëjë me unitetin midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Regjistrimi i burrave që këndojnë aktualisht është në TikTok, një platformë për klipe të shkurtra. Aksioni i ushtarëve ka marrë tashmë 850 pëlqime.

Mirëpo ushtria nuk ka njohuri për videon.

“Kjo është formë joformale në një makinë të mbyllur dhe neve nuk na shqetëson”, thotë zëdhënësi i ushtrisë Daniel Reist për ” 20 minuta “./Insajderi.com