Ushtrimet fizike dhe imuniteti

Ushtrimet fizike dhe imuniteti

Një hulumtim i bërë nga qendra e kërkimeve për kancerin në Gjermani ka konstatuar se muskujt luajnë rol jetik në imunitet.

Sëmundjet e ndryshme me të cilat përballemi, atakojnë masën muskulare dhe dhjamore, ndërkohë që muskujt e shëndetshëm na mbështesin në luftimin e shumë prej këtyre sëmundjeve, raporton Agroweb, shkruan Insajderi.

Mjekët sugjerojnë se ecja dhe aktivitetet tjera si stërvitja, yoga, pilates janë të domosdoshme për imunitet më të lartë.

10 deri 15 minuta në ditë, ushtrime prej më të thjeshtave do të e forcojnë sistemin imunitar dhe do të largojnë ngadalë dhjamin e tepërt nga trupi juaj duke e bërë atë më të fortë.

Qarkullimi i gjakut që përmirësohet prej ushtrimeve do të ndihmojë sistemin imunitar të prodhojë qeliza të bardha lehtësisht./Insajderi.com