Ushtruan dhunë fizike ndaj 16-vjeçarit, arrestohen dy zyrtarë policorë në Pejë

Ushtruan dhunë fizike ndaj 16-vjeçarit, arrestohen dy zyrtarë policorë në Pejë

Dy zyrtarë policorë janë arrestuar pasi që dyshohet se kanë rrahur një 16-vjeçar në Pejë, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët përmes një komunikate drejtuar medieve, thonë se IPK ka bërë me dije se të dyshuarit janë arrestuar dje në orët e mbrëmes.

Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i lehtë trupor”, kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra.

Njëri nga zyrtarët policorë tashmë të arrestuar është i dyshuar edhe për kanosje ndaj një dëshmitari të këtij incidenti.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/