Uzuni shënon dy gola, Ferencvaros shpallet kampion në Hungari

Uzuni shënon dy gola, Ferencvaros shpallet kampion në Hungari

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ndodhet në një forma fantastike në karrierë, teksa është duke shkëlqyer me fanellën e Ferencvaros në kampionatin hungarez, njofton Insajderi.

Sulmuesi shqiptar gjen rrjetën për herë të 11 në kampionatin hungarez, por këtë herë golin e ka realizuar në një derbi.

Në minutën e 13 të takimit, futbollisti nga Berati shfrytëzon një top të shërbyer në zonë dhe me një hedhje në ajër e lë portierin të palëvizur dhe me të djathtën e tij e dërgon topin në rrjetë. Ndërkohë gjatë pjesës së parë Ferencvaross dyfishon rezultatin ndaj Ujpestit, ndërsa në pjesën e dytë Uzuni shënoi përsëri, por kësaj radhe nga penalltia, kur po zhvillohej minutat e fundit të takimit. /Insajderi.com