“Vajton” Labi: U bënë 8 muaj që këmba ime nuk shkel në Evropë apo në Amerikë

“Vajton” Labi: U bënë 8 muaj që këmba ime nuk shkel në Evropë apo në Amerikë

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri, nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), ka thënë se janë bërë tetë muaj që kur ai nuk ka udhëtuar jashtë shtetit të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka përmendur ditën kur ai ka dorëzuar pasaportën e tij diplomatike, në shej solidarizimi me qytetarët e Kosovës, të cilët nuk kanë mundësi udhëtimi jashtë vendit të rajonit.

“Këtë e kam ba me zemër e me shumë përgjegjësi të madhe se nuk e lejon zemra që unë te shëtis e ju te rrini të mbyllur. Tani u bënë 8 muaj që këmba jonë nuk shkel në Evropë apo nē Amerikë dhe nuk do të shkelë derisa të dalë një qytetarë pa viza”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka shtuar se një Zot di se kur do të ndodh liberalizimi i vizave.

“Dikush mund të bëjë shaka, por unë u izolova me bashkëqytetarët e mi kur dorëzova pasaporttat e mia me viza! Se kur do ndodh ajo nje Zot e di!”, ka shkruar Tahiri.

Labinot Tahiri përveç që ka dorëzuar pasaportën derisa të ndodh liberalizimi i vizave, ai ka deklaruar se për të njëjtën arsye do ta mbajë mjekrën e gjatë dhe flokët. /Insajderi.com