Vajza bie në komë pasi fiton një sëmundje misterioze në plazh

Vajza bie në komë pasi fiton një sëmundje misterioze në plazh

Një adoleshente nga Argjentina ka rënë në komë gjatë një pushimi në Republikën Dominikane, si pasojë e një sëmundjeje misterioze që po prek turistët në vend.

Candela Saccone, 15 vjeç, kishte në plan të kthehej nga pushimet më 19 qershor por u sëmur të nesërmen në mëngjes. Ajo filloi të shfaqte simptoma të dridhjes, vjelljes dhe dehidrimit, tha nëna e saj.

Mjekët po dyshojnë se vajza është prekur nga një lloj diabeti, pavarësisht faktit se familja e saj thotë se nuk kanë histori të diabetit në familje.

Sipas CNN, vajza po qëndron në komë dhe në gjendje kritike, edhe pse po shfaq shenja të përmirësimit të martën.

Deri më tani, 12 njerëz kanë vdekur vitin e kaluar duke pushuar në Republikën Dominikane, përderisa dhjetëra të tjerë janë sëmurë.