Vajza e ish-deputetes së Kuvendit: Do e mbaroj semestrin apo do të më mbaroj ai mua

Vajza e ish-deputetes së Kuvendit: Do e mbaroj semestrin apo do të më mbaroj ai mua

Vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, Kejda është kthyer tashmë në një nga personazhet më të komentuar në showbiz-in shqiptar.

Pak kohë më parë, ajo u përfol për një lidhje dashurie me djalin e ish-guevernatorit të Bankës Kombëtare, Erik Fullani.

Edhe pse thuhet se lidhja e tyre tashmë ka marrë fund, Kejda vijon të jetë në qendër të mediave rozë, për shkak të postimeve që bën në profilet e saj në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, ajo ka postuar në “Instastory” një fotografi ku zbulon se është sezoni i provimeve dhe se po mëson. Me këtë postim ajo tregon zgjuarsinë dhe forcën për t’ia  dalë e vetme.

Teksa ka fotografuar kompjuterin ku po mëson, Kejda shkruan në të: “Sezon i mesëm. A do ta mbaroj semestrin apo do të më mbaroj semestri mua. Qëndroni të akorduar”.