Vajza e këngëtares Nallbani publikon librin e saj të dytë në moshën 14 vjeçare

Vajza e këngëtares Nallbani publikon librin e saj të dytë në moshën 14 vjeçare

Vajza e këngëtares Manjolla Nallbani e cila është vetëm 14 vjeçare ka nxjerrë në treg librin e saj të dytë. Përmes një postimi në “Instagram”, këngëtarja shqiptare tregon se libri mban titullin “Njësoj të ndryshëm” dhe rrëfen historinë e dashurisë mes dy të rinjve.

“Ky është libri më i çmuar për mua se është shkruar nga jeta ime Sindushi. Jam e lumtur dhe krenare që në moshën 14-vjeçare, ajo jo vetëm shkruan librin e dytë, por edhe për faktin që nuk trajton një temë të zakonshme dashurie po lidhjen mes një vajze të bardhë dhe një djali me ngjyrë. Libri është dashuria ime e madhe dhe shkrimtarët e vërtetë, nga njerëzit që admiroj më shumë! Ndihem shumë e lumtur që ti ke këtë pasion për librin , që sot të jep ty vlera mendore dhe njerëzore e në të ardhmen ti do ja transmetosh lexuesve të tu! Të uroj suksese shpirti, thesari im e u bëfsh shkrimtare e madhe”, – ka shkruar Manjola.

Ky është libri i dytë i Silvit, pasi në moshën 12-vjeçare publikoi “Lundrimi përmes detit të kaltër”.