
Një pronar çebaptoreje u urdhërua të paguante më pak se 3,000 paund pas vdekjes së një të reje që pësoi reaksion të rëndë alergjik pas ngrënies së një qebapi.
Chloe Gilbert, 15 vjeçe, e cila vuante nga një alergji e theksuar e qumështit, prorsiti një qebap me marule dhe patate të skuqura – që i shkaktori vdekjen dy orë më vonë nga një goditje anafilaktike.
Nxënësja dhe një shok i saj kishin ngrënë në Al Falafel Takeaway Ltd, në Bath, Somerset, në pronësi të Riad Benotman, 37-vjeç.
Mjekët u përpoqën ta kthejnë në jetë vajzën e re, por ajo u shpall e vdekur në Spitalin Mbretëror të qytetit, më 5 mars 2017, më pak se dy orë pasi hëngri vaktin.
Policia mbylli lokalin në të njëjtën mbrëmje dhe filloi një hetim së bashku me autoritete për standardet tregtare dhe sigurinë e ushqimit të rajonit.
Testet u kryen në mishin e qebabit, dhe hetimi tregoi se Chloe kishte pësuar një reaksion të rëndë alergjik nga ushqimi që i ishte shërbyer.
Duke dalë në Gjykatën e Bath, pronari Benotman pranoi se kishte dështuar në identifikimin e ushqimit që shërbente e që ishte i rrezikshëm për konsumatorët me ndjeshmëri ushqimore.
Një hetim për vdekjen e Chloe nxori se ajo nuk kishte qenë në dijeni rreth jogurtit që ishte shërbyer si pjesë e ushqimit të saj, e që duket se e ka shkaktuar alergjinë.
Gjykatësi i Qarkut Taylor tha: ‘Ju nuk jeni përpara gjykatës për shkak të vdekjes së Chloe Gilbert”.
Stuart Broën, udhëheqës i ekipit të standardeve tregtare për Këshillin e Bath & Somerset, tha: ‘Ky është një rast shumë tragjik për dikë që kaq i ri që ka pasur një alergji kaq të rëndë dhe unë i shpreh ngushëllimet e mia familjes. Këshilli do të shtrijë çdo përpjekje për të parandaluar incidente të ngjashme që ndodhin në të ardhmen. Ky rast i trishtuar ilustron rëndësinë e biznesit të ushqimit për të siguruar informata të sakta rreth alergjive për klientët e tyre dhe krahas kësaj të mbajë procedura të përshtatshme të sigurisë ushqimore për të siguruar që rreziqet për shëndetin publik janë adresuar si duhet”./Insajderi