Vajza e regjisorit Steven Spielberg fejohet me një shqiptar

Vajza e regjisorit Steven Spielberg fejohet me një shqiptar

Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg, 23 vjeçarja Destry Allyn Spielberg është fejuar me një shqiptar, Genc Legrand.

Dyshja tashmë të fejuar, u shfaqën së pari në një fotografi në Instagram së bashku në dhjetor të vitit 2017. Genci ndau një selfie të çiftit të ulur në një varkë. Që atëherë janë shfaqur në mjaft foto së bashku, kështu duke konfirmuar edhe lidhjen e tyre, njofton Insajderi.

Po kush është Genc LeGrand?

Pas një kërkimi të tërthortë në internet, Genci është shpërngulur nga Zvicra në Los Angeles, për të ndjekur ëndrrën e tij për t’u bërë aktor.

Shkruhet se mbiemrin e ka ndërruar nga Tahiri në Legrand për arsye artistike. Nuk ka shumë të dhëna për familjen e tij, megjithatë shkruhet më shumë për karrierën e tij.

Ai u diplomua në Programin Konservator Dy vjeçar në Institutin e Teatrit dhe Filmit në Lee Strasberg, ku u trajnua në teknikën e Aktrimit Metodik. Ai ka punuar në adaptimit e “West Side Story” të Steven Spielberg.

Genc është një njeri me shumë talent! Jo vetëm që ai flet katër gjuhë (anglisht, frëngjisht, shqip dhe gjermanisht), por ai gjithashtu luan futboll dhe badminton, dhe noton dhe ciklon. Ai gjithashtu pikturon, gatuan dhe vallëzon bukur – të gjitha këto sipas rezymesë së tij në internet.

E në anën tjetër, e fejuara e tij Destry ka ndjekur në gjurmët e babait të saj të famshëm në industrinë e filmit si aktore, shkrimtare dhe regjisore. /Insajderi.com

Who Is Destry Allyn Spielberg, Director Steven Spielberg's ...