Vajza e senatorit McCain thotë se Trump ka jetë patetike – tregon arsyet

Vajza e senatorit McCain thotë se Trump ka jetë patetike – tregon arsyet

Meghan McCain thotë se presidenti amerikan Donald Trump ka ‘jetë patetike’ pasi kaloi gjithë fundjavën duke kritikuar babanë e saj të ndjerë, senatorin John McCain.

‘Ai kaloi fundjavën e tij i obsesionuar pas një njeriu të madh, sepse ai e di, unë e di, dhe të gjithë ju e dini se ai nuk do të jetë kurrë një njeri i madh”, tha McCain në emisionin “The View’ në ABC.

McCain duke komentuar cicërimat e Trump në Twitter tha se ‘vikendet tani nuk kalohen me familje dhe miq’.

“Kjo tregon gjithçka që duhet të dini për jetën e tij patetike. Ndihem keq për familjen e tij. Nuk mund ta mendoj të kesh një baba që bën gjëra të tilla në fundjavë”, shtoi ajo.

Trumpo kritikoi senatorin e ndjerë dy herë këtë vikend në Twitter, duke u fokusuar në deklaratat e McCain se Rusia ka materiale shantazhi ndaj presidentit.