Vajza nga Drenasi rrëfen për Insajderin: Në këtë moshë filloi të më dhunonte profesori 

Vajza nga Drenasi rrëfen për Insajderin: Në këtë moshë filloi të më dhunonte profesori 

Të enjten ka munguar në shkollë A.G. Ajo nuk po ka guxim të ballafaqohet me bashkëmoshatarët e saj, të cilët tashmë e kanë kuptuar se ishte viktimë seksuale e arsimtarit të saj, Shkelzen Xhekaj dhe hetuesit policor, Vesel Veseli.

E ligsht fizikisht, por e fortë shpirtërisht, vajza nga Drenasi ka rrëfyer për Insajderin gjithë përvojën e saj të përjetuar që nga mosha 15 vjeç e gjysmë.

Intervistën ekskluzive me 16-vjeçaren e gjeni duke klikuar: Këtu

Intervistën ekskluzive me 16-vjeçaren e gjeni duke klikuar: Këtu

Ajo, tashmë ka marrë mbështetjen familjes së saj, por edhe gjithë Kosovës. E ulur në një stol druri, me kokë të mbuluar me kapele, vajza e dhunuar është zotuar se nuk do të dorëzohet më derisa përdhunuesit e saj të marrin dënimin e merituar.

E rritur në një familje të varfër me të gjithë anëtarët të papunë, A.G., ka folur se si ishte joshur nga profesori i saj derisa e kishte çuar në afërsi të stadiumit në një veturë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ajo natë ishte hera e parë që ajo po kryente marrëdhënie.

Intervistën ekskluzive me 16-vjeçaren e gjeni duke klikuar: Këtu

Intervistën ekskluzive me 16-vjeçaren e gjeni duke klikuar: Këtu

“Kam qenë 16 vjeçare, lënda ka qenë informatike. Kur e kam kryer klasën e nëntë dhe kam ardhur në gjimnaz  dhe fillonte të më ngacmonte dhe pastaj tani edhe dhunën seksuale”, rrëfen ajo për Insajderin.

Ajo thotë se profesori i shkruante në Facebook derisa e bindi që të dilnin. Ishte vec 16 vjecare.

“Kur kemi dalë, te stadium “Rexhep Rexhepi” ishte marrëdhënia e parë e jonë seksuale, ka qenë natë ora ishte 20:00, ishte ftoftë. Ndodhi në veturëne tij”, rrëfen vajza nga Drenasi.

Ajo ka treguar se pse kishte vendosur ta denonconte në Polici arsimtarin, Xhekaj dhe si kishte përfunduar në duart e një dhunuesi tjetër, kësaj here me uniformë polici.

Intervistën ekskluzive me 16-vjeçaren e gjeni duke klikuar: Këtu

Intervistën ekskluzive me 16-vjeçaren e gjeni duke klikuar: Këtu

Rrëfimi i saj trishtues i plotë i dhënë për Insajderin dhe InDoks mund të gjendet këtu!

Të dielën në InDoks do të shikoni një hulumtim tëveçantë për këtë rast.