Vajza nga Skenderaj qëndron për tre ditë në mal pasi babai i kërkoi marrëdhënie seksuale

Vajza nga Skenderaj qëndron për tre ditë në mal pasi babai i kërkoi marrëdhënie seksuale

Një vajzë ka hapur rast në Mitrovicë se para tre ditëve është larguar nga shtëpia e saj duke thënë se babai i ka kërkuar marrëdhënie seksuale, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur viktima kishte qëndruar në mal të fshatit Vojtesh të kësaj komune për tre ditë radhazi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila thotë se rasti ka ndodhur në Prekaz të Skenderajt.

Pllana bëri të ditur se i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Me datën 24.08.2020 rreth orës 18:00 është raportuar rasti “ ngacmim”. Sipas viktimës që ka raportuar rastin, ajo ka qëndruar jashtë shtëpisë në mal në fshatin “Vojtesh” në Mitrovicë prej datës 21-24.08.2020. Viktima ka raportuar rastin ngacmim ku i dyshuar sipas saj është prindi(babai) i saj. Te njëjtës i është dhënë ndihma mjekësore. Hetimet rajonale kanë intervistuar viktimën në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe më pas është strehuar në strehimore. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor është intervistuar dhe me udhëzim të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti “ngacmim”, ka thënë ajo. /Insajderi.com