Vajza rrah nënën, ndërsa djali rrah nënën dhe tezën në Prizren

Vajza rrah nënën, ndërsa djali rrah nënën dhe tezën në Prizren

Dje në Prizren, në raste dhe kohë të ndryshme, një vajzë ka rrahur nënën e saj dhe në rastin tjetër, një djalë ka rrahur nënën dhe tezen e tij.

Vajza e cila kishte rrahur nënën, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërkaq viktima, nëna e saj, ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra, njofton policia.

Në rastin tjetër, një djalë kishte rrahur nënën dhe tezen e tij.

I njëjti gjithashtu është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Nëna dhe tezja e të arrestuarit kanë pranuar tretman mjekësor.