Vajza shqiptare e cila pozon për brendin e njohur Manic Panic

Vajza shqiptare e cila pozon për brendin e njohur Manic Panic

Manic Panic është një kompani e kozmetikës e themeluar në qytetin e New Yorkut dhe konsiderohet si brend kryesor në botën e ngjyrave të flokëve.

Modelja shqiptare e cila është bërë fytyra e katalogut të Manic Panic është Erika Hasani, nga Prishtina.

Hasani ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj të Instagram-it, duke falënderuar kompaninë që e kanë zgjedhur si modelen e tyre.

“Është kënaqësi e madhe për mua të jem pjesë e Manic Panic, si modelja dhe fytyra e katalogut të tyre, brendi më të cilin jam rritur dhe më ka frymëzuar,” ka shkruar ajo.

Kjo kompani ofron më shumë se 50 lloje të ngjyrave të flokëve, dhe Erika Hasani ka prezantuar shumicën e ngjyrave të ndezura në fotografitë e saj, të cilat nuk janë fare problematike për tenin që ajo ka – iu përshtaten pothuajse të gjitha ngjyrat.

Përpos që është modele në Manic Panic, ajo bën reklamën edhe për brendet si Nature Republic, Cellnco dhe Labiotte.

Manic Panic është një ndër markat e pakta të cilat nuk e bëjnë testimin në kafshë. /Insajderi.com