Vajza tetë vjeçare e Beyonce bën histori në “Grammy”

Vajza tetë vjeçare e Beyonce bën histori në “Grammy”

Kur “Grammy” shpalli të nominuarit muaj e kaluar për 2021-tën, Beyonce shënoi një nominim në videoklipin më të mirë për “Brown Skin Girl”, këngë në të cilën, vajza e saj Blue Ivy u cilësua si bashkëpunëtore.

Emri i tetë vjecares nuk u pa në listën e nominuarëve, por Grammy së fundmi përditësoi uebsajtin që të përfshihet edhe ajo, shkruan Associated Press, transmeton Insajderi.

Përditësimi përfshin gjithashtu këngëtarin nigerian Wizkid, i cili shfaqet në këngë dhe video. SAINt JHN – i cili është paraqitur në këngë por jo edhe në video – nuk ishte ende i listuar si i nominuar.

“Brown Skin Girl” ka fituar Ivy Carter një numër çmimesh, duke përfshirë dy “Soul Train Music Awards”, një “BET Award” dhe një “NAACP Image Award”.

Ivy Carter është renditur si një bashkë-shkrimtare e këngës së bashku me Beyoncé, Jay-Z, Wizkid, SAINt JHN dhe të tjerë. /Insajderi.com