Vajzat e guximshme kosovare

Brigitte Hamaday, përzgjodhi 14 vajza të cilat çdo ditë zhvillojnë artin dhe kulturën e vendit dhe themi lirshëm që janë vajzat më  të suksesshme kosovare, shkruan Insajderi.

Vajzat e guximshme kosovare

Gjatë gjashtë muajve të saj në Kosovë, Brigitte Hamaday intervistoi gratë e reja në ballë të skenës së artit dhe kulturës së vendit. Ato folën për sfidat me të cilat ballafaqohen në Kosovë, ku mbi 57% e popullsisë është nën moshën 35 vjeçare dhe shkalla e papunësisë femërore është 56.9%.

Brigitte Hamaday, përzgjodhi 14 vajza të cilat çdo ditë zhvillojnë artin dhe kulturën e vendit dhe themi lirshëm që janë vajzat më  të suksesshme kosovare, shkruan Insajderi.

Ajo fillimisht nisi te i përcjellë ato nëpër eventet e tyre, ndërsa tanimë ka publikuar një shkrim në “The Calvert Journal”, ku flet  për secilën nga to. Duke nis nga karriera e deri te ajo se si kanë arritur aty.

Në shkrim janë të përfshira: Nita Deda, Krenare Rugova, Erzë Pallaska, Fjolla Hoxha, HAVEIT, Besa Luci, Blerta Zeqiri, Oda Haliti, Vjosa Berisha, Edona Vatovci, Vlera Spahija, Shegë Shkodra, Ervina Halili dhe Teuta Hoxha.

Hamaday, nis shkrimin me Nita Dedën, ajo që fillimisht u angazhua si vullnetare në Festivalin e Filmit të metrazhit të shkurtër dhe atij dokumentar DokuFest, ndërsa tash është drejtoreshë e festivalit.

Ndërsa tregon për Krenare Rugovën, e cila njëherësh është edhe njëra ndër dizajneret më të mira në vend. Dizajnet e Kikit, janë shumë moderne por po ashtu përmbajnë edhe pjesë nga kultura shqiptare.

Erzë Pallaska, është një bllogere kosovare e cila përdorë veshje që i zotëron prej vitesh por që i kombinon në mënyra të ndryshme. Erza, nuk punon dhe ka mundësi të kufizuara të blerjes në Kosovë.

Fjolla Hoxha është dramaturge, poete dhe kritike e dramës dhe teatrit e cila dramën e saj origjinale “Çka mbinë s’pari kur kallet bota?” me regji të Flutra Zymit e kishte në repertorin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në vitin 2015. Fjolla përveç disa paraqitjeve me veprat e saj jashtë vendit, ajo tashmë po punon në një projekt që nxjerrë në pah martesat e hershme të imponuara për vajzat e reja të komunitetit RAE.

Pas Fjollës, rendi u vije edhe vajzave të HAVEIT. Kolektivi HAVEI, është i përbërë nga dy grupe të motrave. Përveç punëve të tjera Haveit, u bënë zë i fuqishëm i grave të vrara nga burrat e tyre. Ato më 8 mars të vitit të kaluar në qendër të Prishtinës, vendosën tre billborde me emrat e grave të vrara dhe me pyetjen “Edhe sa thirrje të humbura?”.

Brigitte Hamaday, flet edhe për bashkëthemeluesen e Kosova 2.0 Besa Lucin, e pastaj edhe për regjisoren Blerta Zeqiri e cila është një prej regjisoreve që i ka sjellë Kosovës çmime të mëdha në kinematografi.

Oda Haliti, tanimë është vajza e parë nga Kosova që është DJ ndërkombëtare ndërsa Vjosa Berisha është themeluese e Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit në Prishtinë.

Shkrimit të Hamaday, nuk i mungon as Edona Vatovci, këngëtarja e veçantë nga Kosova e as Vlera Spahija, pronare e Clubit M e poashtu edhe Shegë Shkodra e cila aktualisht punon për një program të USAID “Avancimi i Kosovës së Bashku – Zgjidhja Lokale”.

Ndërsa krejt ky shkrim i detajuar i Hamaday, përfundon me poeten Ervina Halilin dhe juristen Teuta Hoxha.

Klikoni këtu për të lexuar shkrimin e plotë./ Insajderi.com