“Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë”, Presidentja Osmani i kundërpërgjigjet hoxhë Krasniqit

“Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë”, Presidentja Osmani i kundërpërgjigjet hoxhë Krasniqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur të reagojë ndaj deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili ditë më parë në një emision televiziv tha se “gratë e kanë vendin në kuzhinë, e odat janë për burra”, njofton Insajderi.

Ndaj kësaj deklarate pati reagime të shumta, ndërsa Osmani u Kritikua se po heshtë.

Por, në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar dy fotografi ku shihen të vizatuara me dorë dy gra me veshje ushtarake.

Në të dyja fotografitë citohet thënja e presidentes “vajzat e kanë vendin aty ku ato ëndërrojnë, dëshirojnë dhe punojnë për atë punë fort”.

Këtë fjali Osmani e ka thënë në fjalimin e parë si presidente e Kosovës, para deputetëve të Kuvendit./Insajderi.com