
Në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, një grup i vajzave janë përleshur fizikisht mes vete.
Nxënëset e klasës së pestë të shkollës fillore “Hasan Prishtina”, kanë filluar zënkën fillimisht në rrjetin social Instagram, pastaj e kanë vazhduar në oborrin e shkollës duke çuar kështu deri tek përleshja fizike, raporton Express.
Teksa dy vajzat përlesheshin me njëra-tjetrën, nxënësit e tjerë inçizonin rrahjen mes tyre. /Insajderi.com