“Vajzën tonë e bënë dashnore të ministrit”

“Vajzën tonë e bënë dashnore të ministrit”

Teksa përpara Kuvendit të Shqipërisë po mbahet një protestë e qetë nga gazetarët kundër miratimit të projektligjeve mbi paketën anti-shpifje, Edi Rama ka reaguar me emra konkretë sa i takon shpifjeve të shumta, të adresuara sipas kryeministrit ndaj vetë atij, familjes apo personave të tjera.

Rama i mëshoi faktit se paketa në fjalë nuk është për të, siç vetë deklaroi mund të jetojë dhe mbijetojë edhe 1000 vite të tjera, por ndaj kujtdo që nuk e kanë një mikrofon për të thënë të vërtetën e tyre.

“Liria e fjalës, e shtypit, për të thënë çfarë të duash është edhe përgjeëgjis në të njëjtën kohë, jo vetëm e drejtë. Po ata që janë atje kanë publikuar lajmin se qeveria se qeveria fshihte 100 të vdekur në morgun e spitalit duke krijuar një situatë kaotike, me familjarë që kishin humbur kontakt me anëtarë të familjes që ishin mirë”, ka thënë Rama, shkruan Top Channel.

“Po ju jap raste shumë të freskëta. S’po ju flas as për veten time, familjen time, nënën time, djalin tim, as për familjarët e atyre që janë mbrapa meje, po flas për ata që ndryshe nga ne nuk e kanë një mikrofon për të thënë të vërtetën e tyre, nuk i kanë kushtet tona për të qenë sidoqoftë për t’u thënë atyre lexojini shpifjet dhe shihni si është version i të vërtetës. E kam për ata sipërmarrës që kanë paguar lekë që të heqin lajme se qumështi është i skaduar, specat me hormone dëmtojnë fëmijët, buka që është me niseshte, djathi me miell, ndërkohë që një lajm i tillë u shkatërron biznesin”.

“Le të kthehemi te përmbajtja. Kjo nuk është çështje opinion, lirie shprehjeje, është çështje e kufizimit të lirisë së shpifjes,, duke u treguar njerëzve qindra pallatet e mia në Spanjë dhe të tjera të tjera që janë faktë të cilat ose duhet të më largojën mua nga jeta publike ose duhet të demaskohen. si mund të vazhdojë kjo bashkëjetesë kështu. Harron Rudina Hajdari veten e  vet ishte vajza e herit të demokracisë, ditën kur mendoi siç mendon vet e pa vetë se çfarë i bënë. Liri është kljo? Për të thënë u shite, mrore lekë, u korruptove, këto s’janë liri janë akuza dhe për çdo akuzë të tillë çdokush duhet të japë fakte ose duhet të përballet me njeriun që akuzohen. kujt ia tregojnë këto lirinë e fjalës”.

“Del Peçi Vasili për lirinë e shprehjes, 6 fjalë i ka sharje dhe shpifje, po bëjmë ligj që të mbrojmë veten nga Peçi Vasili, hero i fjalës së lirë. Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit, mbasi shkoi në gjykatë dhe humbi gjyqin atje. Një tjetër hero atje jashtë është Mark Marku që jo më larg se dje pashë një reflektiom në gjithë protale t lirisë, nuk la fjalë të ndryrë pa thënë, ky është profesori i letrave Mark Marku që duhet markuar me pullë të kuqe kur merr përsipër të flasë për lirinë. nëse një qyetar lexon tërë këto zeza ka të drejtën të dijë ajnë vërtet të tilla, jemi të gjithë ne këtu njësoj? ku është këtu liria e shprehejs që po cënohet?”.

Raportuan rrejshëm se vajza e Linda Ramës bashkjeton me Gent Cakajn – Gjykata dënon gazetarin dhe 7 portale