Vaksina anti-COVID nuk e prish agjërimin

Vaksina anti-COVID nuk e prish agjërimin

Vaksinimi anti-COVID ka filluar dhe njëkohësisht është afruar muaji i Ramazanit. Por, këto doza vaksinash nuk e prishin agjërimin.

Kështu i tha Gazetës Online Insajderi, krye-imami i Pejës, Enes Goga.

“Jo nuk e prish agjërimin, sepse nuk ka asgjë ushqyese në të”, pohoi ai.

Një fetva të tillë ( gjykim fetar)  e ka dhënë edhe Bashkësia Islame në Maqedoninë e Veriut, të premten. Madje, Goga tha se është mendim i gjithë dijetarëve myslimanë.

Si në Maqedoni ashtu edhe në Kosovë janë rritur infeksionet me Coronavirus.

Për t’i përballuar rastet në rritje, Kosova ka marrë një kontingjent me vaksina, 24 mijë sosh nga programi COVAX.

Por, vendi ynë ka më së paku doza në dispozicion dhe në një situatë të tillë janë vaksinuar vetëm personeli shëndetësor dhe personat mbi moshën 80 vjeçare. /Insajderi.com