Vaksinë për stresin

Vaksinë për stresin

Shkencëtarët po studiojnë një lloj bakteri specifik që gjendet në papastërti dhe besojnë se kjo mund të na ndihmojë në prodhimin e një “vaksinë stresi” brenda 10-15 viteve të ardhshme për të shmangur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të lidhura me stresin dhe çrregullimin e stresit post-traumatik.

Bakteri i njohur si Mycobacterium vaccae, përmban veti anti-inflamatore, imunoregulatore dhe rezistencë ndaj stresit.

Ai mund të lehtësojë simptomat e astmës, të parandalojë një shumëllojshmëri të çrregullimeve të lidhura me inflamacionin, duke përfshirë kolitin dhe lloje të caktuara të sëmundjes së zorrëve dhe mund të parandalojë ankthin e shkaktuar nga stresi në trupin e njeriut.

Imunizimi me një formë të përgatitur të M. Vaccae gjithashtu mund të nxisë përgjigjet anti-inflamatore në tru, edhe pse mekanizmi i saktë në të cilin vepron mbetet një mister.

Hulumtimi u botua në Psychopharmacology.