
Vaksini kundër pandemisë COVID-19 në Tiranë pritet të nis sot, njofton Insajderi.
Së pari pritet që vaksina t’iu injektohet mjekëve dhe infermierëve.
Për vaksinat e para që do të nisin nga e hëna e 11 janarit, kishte konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, derisa njoftoi se kanë siguruar 500 mijë doza vaksina nga kompania Pfizer.
Dhe ishte po shefi i ekzekutivit shqiptar që njoftoi pasditen e së dielës për nisjen e vaksinimit.
“Shqipëria buzëqesh” hapet kështu sot në qendrën e parë të vaksinimit në stadiumin “Air Albania” ku tashmë janë gati 60 vende. /Insajderi.com