Vala e dytë e pandemisë përfshinë Evropën

Vala e dytë e pandemisë përfshinë Evropën

Në javën e fundit, Evropa po përballet me shtim të rasteve të infektimeve me Covid-19, vendet që kanë rritje të rasteve është Franca, Britania e Madhe dhe Italia, raporton Balkanweb, transmeton Insajderi.

Në Francë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 13.215 raste të reja pozitive. Ndërsa rastet që kanë përfunduar me fatalitet janë 123, kjo është shifra më e lartë që nga përhapja e pandemisë në pranverë.

Britania e Madhe  ka regjistruar 4.322 raste të reja, ndërsa kanë humbur betejën e virusin janë 27 persona.

Ndërsa nga vendi Apenin, në Itali janë regjistruar 1.907 të infektuar, nga ana tjetër 10 persona kanë humbur jetën. /Insajderi.com