Valbon Krasniqi infektohet me Covid-19

Valbon Krasniqi infektohet me Covid-19

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, është infektuar me COVID-19, njofton Insajderi.

Lajmi për infektimin e Krasniqit e kanë bërë të ditur sot nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik pas analizave të bëra në laboratorët e këtij Instituti.

Në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv janë të sëmurë aktivë me COVID-19 anesteziologë dhe 12 infermierë.

Këto shifra janë konfirmuar nga drejtori i Klinikës Nehat Baftiu.

“Mbrëmë janë konfirmuar edhe dy infermierë. Në total janë 12 infermierë të sëmurë dhe 10 anesteziologë”, ka deklaruar Baftiu.

Klinika e KAM-it është e dyta për nga numri më i madh i punëtorëve në QKUK, por megjithatë ka mungesë të anesteziologëve. Aktualisht janë 57 specialistë të anestezionit, pasi pesë anesteziologë e kanë lënë punën në QKUK gjatë muajve të fundit.

E deri më tash në nivel vendi janë mbi 700 mjekë që janë prekur nga koronavirusi. Ndërkohë mbi dhjetëra të tjerë tashmë kanë ndërruar jetë. /Insajderi.com