Valentino Rossi shërohet nga Covid-19

Valentino Rossi shërohet nga Covid-19

Duke iu nënshtruar tamponit të dytë këtë mëngjes, piloti nga Pezaro mori rezultatin negativ që do ta lejojë atë të kthehet në Moto 1 e tij një muaj pas herës së fundit, njofton Insajderi.

Rezultoi pozitiv me Covid-19, më 15 tetor, ndërsa dje Rossi i është nënshtruar tamponit e cila ka dhënë një rezultat negativ.

Këtë mëngjes, në orën 07:45 të mëngjesit, “Doktori” iu nënshtrua një tamponi vendimtar, i cili siç komunikohet nga garazhi Yamaha, ishte negativ, duke deklaruar pilotin të shëruar.

Sapo dëgjoi lajmin e negativitetit, Rosi menjëherë u bashkua me skuderinë e tij për t’u përgatitur më mirë për provat që mbahen nesër në mëngjes.

Kështu Rossi, do të jetë i gatshëm të hyjë në pistë për Çmimin e Madh të Valencias. /Insajderi.com