
Mot me reshje të shiut po mbretëron ditëve të fundit në qytete shqiptare, shkruan Insajderi.
E në bregdete, dallgët e mëdha të detit dhe temperaturat e ulëta, i kanë bërë pushuesit të largohen nga plazhi.
Në një video të publikuar në internet, shihen valët e mëdha të detit që përshkojnë detin e Velipojës ndërsa meteorologët parashikojnë ditë të tilla me shi edhe në vazhdim./Insajderi/