Vallëzimin e parë si të martuar Jonida e bën në fustan princeshash

Vallëzimin e parë si të martuar Jonida e bën në fustan princeshash

Pas ceremonisë së martesës që u mbajt buzë detit, në prani të miqve dhe familjarëve, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi vijuan me pjesën e dytë, atë të festës.

Moderatorja ndërroi fustanin për të veshur një tjetër të bardhë por të fryrë, që e tregonte si princeshë.

E veçanta e fustanit ishin mëngët tyl dhe dekolteja e hapur. Besniku mbante të njëjtin kpostum veshur ndërsa doli për dore em Jonidën në pistën ku do të kërcenin këngën e tyre të parë si burrë e grua.

Çifti kishte përgatitur një koreografi mjaft të këndshme dhe nuk e dimë nëse kishin bërë apo jo prova, por dukeshin super!

Jonida kishte kapur flokët bisht dhe dukej shumë e thjeshtë, ashtu siç e shohim gjithnjë.

View this post on Instagram

Kërcimi i Jonidës dhe Besnikut?

A post shared by Xing.al (@xing.al) on