Valon Shehu dhe Shkëlzen Jetishi sjellin bashkëpunimin “Xhane”

Valon Shehu dhe Shkëlzen Jetishi sjellin bashkëpunimin “Xhane”

Tashmë kemi parë të gjitha kombinimet e mundshëm të zhanreve nga artistët tanë shqiptarë.

Miksim i të vjetrës me të renë, tallava dhe hip hop, rock dhe popullore.

Zakonisht kombinimet e tilla janë bërë, mirëpo artistët e zhanrit që këndonin jo shpesh herë kanë dale prej stilit të tyre.

E rasti ndryshon tek Valon Shehu, nje djalë me zë të fuqishëm e tipik stil rokeri, ndërroi pak stil të të kënduarit që të bashkohet me Shkëlzen Jetishin për të sjellur bashkëpunimin e tyre të fundit që quhet “Xhane”.

Kënga është realizuar nga produksioni ThreeDots në TiranëAtë e ka kompozuar Kledi Bahiti, ndërsa për tekstin është përkujdesur Filloreta Raçi, e njohur nga publiku si Fifi.