Valverde flet pas fitores së madhe në derbi të Barcelonës

Valverde flet pas fitores së madhe në derbi të Barcelonës

Ernesto Valverde ka theksuar se skuadra e tij i rezistoi presionit të skuadrës kundërshtare duke fituar duelin në pjesën e dytë.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka bërë të ditur strategjinë me të cilën skuadra e tij e mposhti Real Madridin me rezultat 3:0 në El Clasico.

Ai ka theksuar se skuadra e tij i rezistoi presionit të skuadrës kundërshtare duke fituar duelin në pjesën e dytë.

“I kemi rezistuar presionit të Real Madridit”, deklaroi Valverde në konferencë për media, pas ndeshjes.

“Në pjesën e parë na kushtoi më shumë. Ishte e vështirë por ia dolëm”, u shpreh ai