Valverde infektohet me Coronavirus te Reali i Madridit

Valverde infektohet me Coronavirus te Reali i Madridit

Pak çaste përpara sfidës me Cadizin në La Liga, Real Madrid ka njoftuar infektimin me Covid-19 të mbrojtësit uruguaian, Federico Valverde, njofton Insajderi.

Valverde ishte izoluar para disa ditësh sepse kishte rënë në kontakt me një person të infektuar, teksa ditën e sotme ka rezultuar vetë pozitiv me virus.

Mbrojtësi uruguaian do të humbasë tre sfidat e ardhshme të Real Madrid dhe pritet të kthehet në datën 5 maj në sfidën e kthimit kundër Chelseat për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. /Insajderi.com