Njëri prej futbollistëve më në formë të Anglisë, Jamie Vardy, ka zgjedhur pesë futbollistët më të mirë të Anglisë. Joe Hart, Wayne Rooney, Harry Kane dhe ai vetë do të përbënin 5-shën më të mirë të ‘Tre luanëve’ sipas Vardyt.

Futbollisti i Leicester Cityt shënoi gol në fitoren 3-2 të Anglisë ndaj Gjermanisë, në ndeshjen që u zhvillua të shtunën në ‘Olympia Stadion’ të Berlinit, shkruan Goal.com.
Vardy është golashënuesi i dytë më i mirë në ligë pas sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane. /Insajderi.com