Varësia e cila është më e keqe se alkooli dhe droga

Varësia e cila është më e keqe se alkooli dhe droga

Nëse ju nuk mund ti rezistoni kontrollimit të rregullt të medieve sociale në Facebook, Instagram gjatë orarit të punës ose në qoftë se ju ndjeheni të shqetësuar kur ju nuk mund ti kontrolloni aplikacionet  e juaja të preferuara, juve iu nevojitet një ndërhyrje digjitale.

Në vitet e fundit, përdoruesit e medieve sociale të cilët e kanë të pamundur të ndahen prej këtyre pajisjeve teknologjike, mund të kërkojnë trajtim përmes profesionalëve, pasi që varësia ndaj tyre është një fenomen i keq që sapo ka filluar të vihet re nga njerëzit.

Për ndihmë ndaj këtij zakoni përdoruesit e medieve sociale kanë opsione të shumta. Sesione të gjata të cilat kushtojnë deri në 150 dollarë vetëm 1 orë, por ka edhe prej atyre një javësh me stil të kampingut, e cila kushton me më shumë se 500 dollarë, raporton gazeta BBC.

Në vitet e fundit, numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë nga Nathan Driskell, një terapist në Hjuston të Teksasit, në ShBA, për të ashtuquajturën varësi ndaj medies sociale u rrit 20%.  Për klientët të cilët kanë pasur varësi ndaj lojnave, çuditërisht trapisti u shpreh se kanë rënë.

Dukuri e panjohur por e shërueshme

Për të qenë të sigurt, varësia e medieve sociale nuk është një çrregullim zyrtar nga tekstet mjekësore. Në disa mënyra, ndikimi psikologjik i shkaktuar nga Facebook apo Snapchat, mund të jetë më e vështirë për tu trajtuar sesa varshmëritë të tjera të njohura. Është më i keq se alkooli apo abuzimi ndaj drogës,  sepse është gjithëpërfshirës dhe nuk ka kurrfarë stigme prapa saj.

Kjo dukuri negative është vetëm duke u bërë e njohur nga njerëzit. Për këtë problem tani janë duke u hapur klinka për përdorues. Një kompani në Nju Jork, ofron këshillim online nga 1000 psikolog në rrjet.

Përdorimi i tepërt i telefonave dhe mjeteve tjera të mençura, kontribuon shumë në depresionin tuaj pa u vënë re fare.  Nëse bëni hulumtim në lidhje me depresionit tuaj, njëra prej gjërave të para që do të ju sugjerojë interneti është që ju të lëshoni teknologjinë nga duart tuaja të paktën 1 orë, pa e shikuar telefonin fare.